Për sulmin e ushtarëve në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh kanë reaguar Ish- ndërmjetësuesi amerikan për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi
Ish-ndërmjetësuesi amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka bërë Retweet postimin ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, për ngjarjen e sulmit të dy ushtarëve të Shqipërisë nga tre agjent rus në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Grenell iu ka bërë thirrje agjentëve rusë duke iu thënë “mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”.
Tutje ai i ka cilësuar ushtarët e Shqipërisë “Të gjithë janë heronj. Shpresoj të marrin medale”.
Ndërsa, ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimin, ka shkruar në Twitter duke thënë se është shqetësues se si sulmohen dy ushtarë të Aleancës Veri Atlantike (NATO) në Shqipërisë.
“Shqetësuese nga vendi anëtar i NATO-s, Shqipëria. Arrestohen agjentë të dyshuar rusë, ndërsa dy ushtarë janë plagosur, njëri në gjendje kritike”, ka shkruar në Twitter, ish ministri i jashtëm Petrit Selimi.