Ajo ka promovuar në veçanti dy këngët e reja të saj, me të cilat shënoi rikthimin në tregun vendor pas një kohe të gjatë. Teksa ka kënduar e kërcyer para shqiptarëve të diasporës, Era në një moment e ndezi në maksimum atmosferën, kur bëri një “twerk” të zjarrtë në skenë.
Ka qenë një fanse e saj ajo e cila ka shpërndarë një video të Istrefit në InsatStory dhe TikTok, duke shfaqur momentin e zjarrtë të performancës provokuese para audiencës. Edhe vet Era e rishpërndau të njëjtën në InstaStory, duke zbuluar se atmosfera në koncertin e saj ka qenë në maksimum.
Gjithashtu në videot e fundit të publikuara në TikTok, Istrefi ka shfaqur momente nga provat për koncertin, ku shihet duke bërë përgatitjet për “twerk”.